Lajme
Haradinaj-Stublla premton ndihmën e shtetit për diasporën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur sot në takim pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti me të cilin ka diskutuar për çështjet me prioritet të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, me theks të veçantë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.
“Funksionalizimi i plotë i MPJD-së, pas procesit të fuzionimit dhe rritja e dinamikës së punës në rrafshin diplomatik, do të jenë pikat kyçe të orientimit tonë politik dhe angazhimit të çdoditshëm”, ka thënë Ministrja Haradinaj – Stublla, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim Ministrja Haradinaj – Stublla e ka njoftuar Kryeministrin e Kosovës, Hoti për gjendjen ekzistuese të punës në këtë dikaster, funksionimin e departamenteve dhe ka adresuar planet dhe sfidat që e presin këtë Ministri.
“Gjatë kësaj jave kemi takuar të gjitha departamentet dhe të gjithë akterët udhëheqës në Ministri dhe kemi zhvilluar komunikime me diplomatët tanë në botë. Kjo është bërë me qëllim që të kemi një pasqyrë të plotë të gjendjes ekzistuese, shpalosjes së programit të punës dhe objektivave, përballjes me sfidat dhe adresimit të prioriteteve tona”, ka thënë Ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se tashmë pas procesit të fuzionimit të Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Diasporës, zgjatja e dorës së shtetit për diasporën tonë do të bëhet me të gjithë kapacitetin që kemi, duke i trajtuar me dinjitet dhe korrektësi.
Në këtë takim pune janë diskutuar edhe çështje të tjera me rëndësi për politikën e jashtme të vendit, planet për anëtarësimin e Kosovës në Organizata ndërkombëtare dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.
Ndërkaq, Kryeministri Hoti ka falënderuar Ministren Haradinaj – Stublla, duke shprehur mbështetjen e plotë në procesin e forcimit të vendit në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive















