Maqedonia
Çfarë po ndodh me Maqedoninë, valë e re pandemie
Maqedonia e Veriut shënon rritje të numri të të infektuarve me koronavirus.
Rëndohet bilanci me Covid-19 pas lehtësimit të masave kufizuese në Maqedoninë e Veriut. Me gjasë mosrespektimi i distancës sociale dhe higjienës kufizuese ka çuar në rritje të papritur të infektimeve, transmeton albinfo.ch.
Vetëm dje, 7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 6 janë shëruar, një numër viktimash më i lartë se numri i të shëruarve.
Sa u përket rasteve të reja, autoritetet raportuan 125 infektime në 24 orët e shkuara, shifër kjo që në krahasim me një ditë më parë shënon rritje. 71 për qind e rasteve janë regjistruar në kryeqytetin Shkup. Ndërsa në Shtip, deri më tani, gjithsej 126 punonjës të fabrikave të tekstilit kanë rezultuar pozitivë. Bashkë me shifrat e fundit, në total janë 164 viktimat e regjistruara në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar mbi 3364 persona me koronavirus, prej të cilëve mbi 1500 janë shëruar.
Në nivel vendi janë 1536 rastet aktive me koronavirus dhe shifrat tregojnë një kryesim të Shkupit me gjithsej 944 raste aktive, i ndjekur nga Shtipi, Kumanova dhe Tetova. E ndërsa bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet, që kur vendi filloi zbutjen e masave kufizuese të ndërmarra më herët, Aleanca për Shqiptarët thotë se e gjithë kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të krizës nga ana e qeverisë dhe, sipas saj, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, si edhe koordinatori i krizës, Bujar Osmani, duhet të japin dorëheqjen. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? Tema u ndez pas publikimit të një interviste me ekspertin e mjekësisë riprodhuese Samir Hamamah, i... -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025














