Lajme
Shqipëri: 57 raste të reja me koronavirus
Ditën e sotme është shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket numrit të infektimeve me koronavirus në Shqipëri.
Sipas Top Channel, gjatë 24 orëve të fundit në gjithë Shqipërinë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 57 persona.
Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë, kur vendi ishte në izolim.
Ndërkohë ditët e fundit në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit është vënë re një neglizhim nga qytetarët, duke mos respektuar distancën fizike, apo përdorimin e maskave.
Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë u shënuan 48 raste pozitive me koronavirus, ndërsa ka pasur edhe një rritje të të shtruarve në spital, 4 më shumë se dje. Ndërkohë, hartës së qyteteve të prekura është shtuar edhe Gjirokastra, ku ditën e djeshme ka shënuar rastin e parë.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













