Lajme
Ekspertët britanikë: “Deksametazona” po ua shpëton jetën të sëmurëve me koronavirus
Në shumë media botërore po qarkullon lajmi se një medikament po u shpëton jetën atyre që janë të prekur me koronavirus. Sipas një raporti thuhet se një ilaç i lirë dhe tejet i qasshëm, i quajtur Deksametazonë (dexamethasone), mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish, që janë shumë të sëmurë me koronavirus, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët britanikë kanë thënë se trajtimi me këtë steroid, në doza të vogla, përbën pikë kthese në luftën kundër virusit vdekjeprurës.
Po ashtu, trajtimi me të ka ulur rrezikun e vdekjeve për një të tretën, te pacientët që kanë qenë në ventilatorë.
Për ata që i janë nënshtruar oksigjenoterapisë, ka ulur shkallën e vdekshmërisë në një të pestën.
Ky ilaç është pjesë e testimeve që po bëhen në gjithë botën, për të kuptuar nëse ndonjë trajtim që veçse ekziston, mund të funksionojë edhe për personat që kanë koronavirusin.
Hulumtuesit vlerësojnë se nëse ky ilaç do të kishte qenë i qasshëm në Mbretërinë e Bashkuar, prej nisjes së pandemisë, do të mund të ruante mbi 5,000 jetë njerëzish.
Nga fakti se është i lirë, do të mund të përfitonin disa shtetet të varfra, që përballen me numër të madh të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Rreth 19 nga 20 pacientët që infektohen me këtë virus, shërohen pa shkuar në spital, transmeton BBC. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














