Lajme
Ja sa kushton një orë pune në Zvicër
Një orë pune në Zvicër në vitin 2018 ka kushtuar mesatarisht pak më pak se 62 franga. Në hoteleri, ora vlen 38 franga, ndërsa në degën e financave, 93.20
Dega e financave dhe e sigurimeve është në krye të shkallës së kostos së punës, ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan sda.ch.
Në vitin 2018, një orë pune atje ka kushtuar 93.20 franga. Pas kësaj dege, me një dallim të madh vjen kostoja e orës së punës në informatikë, me një mesatare prej rreth 80 frangash, transmeton albinfo.ch. Pastaj në radhë vijnë shërbimet shkencore dhe teknike me 76 franga orën dhe kostoja në arsimim dhe mësimdhënie që është rreth 74 franga.
Mesatarja e Zvicrës sa i takon kostos së një ore pune është 61.90 franga. Ndërsa hoteleria radhitet mjaft poshtë nën këtë mesatare. Kështu, një orë punë atje kushton rreth 38 franga, sipas BFS, përcjell albinfo.ch. Ofrimi i shërbimeve të tjera ekonomike, i cili përfshin, mes të tjerash, ndërmjetësimin e punëtorëve, është gjithashtu nën mesatare, me një kosto prej rreth 48 frangash.
Por, çfarë kuptohet në të vërtetë me “kosto të punës”? Sa për sqarim: Kjo sigurisht nuk është ora e paguar e punës në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Pra, kostot e punës janë shpenzimet që punëdhënësi bën për punësimin gjegjësisht mbajtjen në punë të punonjësve.
Pothuajse 80 për qind e kostove janë paga dhe mëditje, plus rreth 17 për qind për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tre për qind për trajnime profesionale dhe rekrutim të personelit.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













