Lajme
Parlamenti i Zvicrës, kundër iniciativës për ndalimin e burkas
Pas një debati të nxehtë, Parlamenti Zviceran ka votuar me shumicë kundër iniciativës për ndalimin e mbulesës së fytyrës të grave myslimane
Të mërkurën, parlamenti zviceran me 11r4 vota për, 76 kundër dhe 3 abstenime, ka rekomanduar refuzimin e iniciativës së bërë nga politikanë konservatorë që kërkojnë ndalimin e mbulesës së fytyrës ose tërë trupit, të grave myslimane, shkruan sda.ch.
Votimi është kundër një referendumi të ardhshëm që do të mbahet lidhur me këtë iniciativë, transmeton albinfo.ch.
“Në letër” bëhet fjalë për një ndalim të përgjithshëm të mbulimit të fytyrës, përfshirë edhe atë të huliganëve në lojëra futbolli, por SVP konservatore e krahut të djathtë nuk e fsheh faktin se bëhet fjalë për ndalim të mbulesës së grave myslimane, të njohur si burka ose nikab.
“Ashtu si minarja, edhe mbulesa e plotë është një simbol i një islami ekstrem që nuk ka çfarë të kërkojë këtu,” ka thënë deputeti i SVP Walter Wobmann, përcjell albinfo.ch. Wobmann është president i Komitetit të Egerkingenit, i cili qëndron mbrapa iniciativës.
Ky komitet kishte pasur sukses në vitin 2009 me një referendum për të ndaluar ndërtimin e minareve në Zvicër.
Sipas socialdemokrates Sandra Locher, në Zvicër mund të ketë jo më shumë se një duzinë grashë të veshura me burka ose nikab. Me këtë ajo ka dashur të tregojë se iniciativa si e tillë, nuk ka të bëjë shumë me realitetin në terren.
“Burkat janë një shenjë e izolimit dhe inferioritetit midis grave,” ka thënë deputetja e SVP Barbara Steinemann. Ndërkaq zëdhënësja e socialdemokratëve, Samira Marti është shprehur e befasuar që SVP “befas u bë një forcë e madhe emancipimi”.
“SVP po instrumentalizon barazinë e grave për qëllimin e saj”, ka thënë Isabelle Pasquier-Eichenberger nga Partia e Gjelbër.
Qeveria gjithashtu ka hedhur poshtë iniciativën, transmeton albinfo.ch. Ndalime të tilla bien në kompetencën e kantoneve, sipas qeverisë. Disa nga kantonet (Ticino dhe St.Gallen) tashmë kanë ndaluar burkën.
Por, edhe qeveria në kundërpropozimin e saj kërkon që të gjithë pa përjashtim, pra edhe gratë e mbuluara, në raport me autoritetet e shtetit, të jenë të detyruar të tregojnë fytyrën për identifikim.
Me dorëzimin e më shumë se 100,000 nënshkrimeve të vlefshme, Komiteti Egerkingen ka plotësuar tashmë kriteret për të organizuar referendumin. Por ende nuk ka datë të caktuar për mbajtjen e tij.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën











