Kosova
Sot mbahet forumi i liderëve për dialogun Kosovë-Serbi
VV dhe PDK nuk marrin pjesë
Sot, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për një takim liderët e partive politike, për të diskutuar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe për takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington.
Takimi është caktuar të mbahet në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit, ndërsa Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se do ta bojkotojnë.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se qasja e Hotit, duke dërguar fillimisht ftesa nga rrjetet sociale dhe studiot televizive, nuk është serioze.
Sipas tyre, kjo është vazhdimësi e ish-Qeverisë Kurti.
“Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thotë kjo parti.
Më tej PDK konsideron se Hotit i mungon koordinimi i veprimeve për çështjet nacionale, për të cilën thotë se po e dëmton frymën e dialogut.
“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është dialogu. Urojmë që ky kryeministër të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”.
Në fund PDK thotë se aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë edhe Kosova.
Ndërkaq ftesën e Hotit e ka refuzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“LVV e thërret atë, jo ai të na thërrasë neve. Nuk kemi pse i shkojmë në zyrë. Para se ai të na presë në zyrën e tij, e presim në Kuvend”, ka thënë shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse Mungesa e vendeve në shtëpitë kujdestare i detyron disa kantone të marrin zgjidhje të papërshtatshme. Në... -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër -
Debati mbi hapësirën e pakët të jetesës: Pse të moshuarit qëndrojnë në shtëpi njëfamiljare













