Lajme
Kryediplomatja kosovare kërkon hapjen e Aeroportit të Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka disa ditë që njofton në vazhdimësi se fluturimet ende mbesin të bllokuara deri në një vendim të qeverisë.
Një situatë e tillë ka shkaktuar shumë pakënaqësi te shumë bashkatdhetarë e kosovarë që shkaku i pandemisë kanë mbetur të bllokuar në shtete të ndryshme. Madje disave u kanë skaduar edhe lejet e qëndrimit.
Lidhur me këtë problematikë para pak minutash ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka treguar se ka marrë shumë mesazhe dhe ankesa për moshapjen e aeroportit.
Ajo ka thënë se i ka drejtuar shkresë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrit Zemaj për të shikuar mundësinë e hapjes së aeroportit të Prishtinës, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e OBSH-së.
Reagimi i plotë i Ministres Haradinaj-Stublla:
Me qindra mesazhe dhe telefonata nga diaspora jonë kanë ardhur këto ditë në adresën time dhe të MPJD-së, me kërkesën për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
I mirëkuptoj të gjitha këto shqetësime, veçmas për shkak të anulimeve të vazhdueshme të avio-biletave, koston e madhe financiare dhe pasigurinë nga gjendja e krijuar.
Po për këtë temë, në mëngjesin e sotëm i kam dërguar shkresë zyrtare Kryeministrit Hoti, Ministrave Zemaj dhe Abrashi, që të shohin të gjitha mundësitë që sa më parë të hapin Aeroportin e Prishtinës dhe t’i lejojnë fluturimet, gjithmonë duke respektuar dhe ndjekur udhëzimet e IKSHP-së dhe OBSH-së.
Do të kërkojmë zgjidhje të përshtatshme dhe të sigurt për bashkëqytetarët tanë dhe për rikthimin në punë të Aeroportit të Prishtinës sa më parë të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













