Lajme
Edhe një fabrikë zvicerane e mishit është prekur nga Covid-19
Në industrinë për përpunimin e mishit, "Reber" në Langnau I.E., në fillim të majit, 16 nga 210 punonjësit ishin infektuar me virus
Përhapja e koronavirusit në disa fabrika gjermane të mishit ka qenë në titujt e mediave për ditë të tëra. Por, një gjë që dihej pak deri më tani është se një përhapje e tillë, ndonëse në dimensione më të vogla, ka ndodhur edhe në Zvicër, shkruan “SonntagsZeitung”.
Shumë punonjës të një fabrike zvicerane të mishit kishin rezultuar pozitivisht në testimet e bëra për koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Në industrinë për përpunimin e mishit, “Reber” që i përket kompanisë “Ernst Sutter AG” në Langnau I.E., në fillim të majit, 16 nga 210 punonjësit ishin infektuar me virus, raporton gazeta. Sipas sqarimeve fillestare, ata ishin infektuar jashtë kompanisë. Si masë paraprake, edhe gjashtë persona të tjerë ishin detyruar të karantinoheshin.
Prodhimi në këtë fabrikë nuk është prekur asnjëherë, sipas kompanisë. Ndërkohë, të gjithë të infektuarit janë shëruar dhe janë kthyer në punë, përcjell albinfo.ch. Asnjë rast i ri nuk është gjetur që atëherë.
Kantoni i Bernës asokohe kishte regjistruar rastet, por nuk kishte vërejtur se të gjithë të prekurit kishin punuar në të njëjtën kompani. Ernst Sutter AG punëson numër të madh punëtorësh nga Evropa Lindore.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













