Lajme
Hoteli në Zvicër, ku mund të fleni në natyrë, pa mure e tavan
Të zgjohesh në mëngjes nën dritën e agimit me zhurmat dhe tingujt e natyrës, ajrin e freskët dhe të pastër
A keni ëndërruar të flini në natyrë, nën yjet e qiellit, mbase rrëzë maleve apo në mes të vreshtave?
Sot kjo ëndërr është një realitet, pasi në Zvicër mund të rezervoni një dhomë në mes të natyrës, pa mure e tavan, por me një krevat të rehatshëm martesor, komodina dhe drita për të lexuar në mbrëmje. Një mazhordom është nën shërbimin tuaj për t’ju sjellë një aperitiv apo një mëngjes të shijshëm nën batanije, kur dita nis të agojë.
Ideja gjeniale është tërheqëse si për ata që janë duke vlerësuar mundësitë për një turizëm të përgjegjshëm, eko të qëndrueshëm dhe ‘green’, duke respektuar distancimin fizik, si për ata që janë duke kërkuar destinacione origjinale dhe krijuese.
“Null Stern Hotel”, thënë ndryshe hotel me zero yje, “pasi ylli i vetëm që ndriçon je ti”, ky është slogani, ndodhet në disa vende në Zvicër dhe është gjetja e fundit e grupit gjerman “Null Stern”, i krijuar nga artistët konceptualë Frank dhe Patrik Riklin në bashkëpunim me Daniel Charbonnier, profesionist i “Minds in Motion SA”, shërbim mikpritës ndërkombëtar hotelesh. Disa vite më parë, të njëjtët artistë i dhanë jetë një hoteli minimalist, i realizuar në një bunker të dikurshëm nuklear në Teufen. Sot kanë nisur të përhapin idenë e hoteleve pa mure.
Me këtë projekt të ri mikpritjeje, artistët synojnë hapësira green dhe alternative, për të fjetur, pa mure dhe tavan, në shtatë vende në Zvicër, si St. Gallen dhe liqeni i Konstancës, Toggenburg, Heidiland (vendi ku lindi dhe u rrit Heidi), Appenzellerland, Thurgau, Schaffhauserland dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton Monitor.
Për të kaluar një natë të veçantë ju mund të zgjidhni një dhomë në Eschen, rrëzë malit; të zhyteni në aromat e vreshtave të Thal, në Kantonin St. Gallen; të qëndroni në hapësirat e mrekullueshme të Kantonit Thurgau apo të rezervoni një dhomë në kodrat e Toggenburg, e të shijoni peizazhin e mrekullueshëm të luginës Rhine, përcjell albinfo.ch.
Të zgjohesh në mëngjes nën dritën e agimit me zhurmat dhe tingujt e natyrës, ajrin e freskët dhe të pastër dhe mbi të gjitha me një peizazh që do të shtangë gjithë turistët, veçanërisht ata romantikë.
Çmimi për një dhomë fillon nga 295 euro nata, duke përfshirë edhe shërbimin e mazhordomit dhe mëngjesin në suitë. E nëse prishet koha? Mos kini frikë, ju mund të bëni një prenotim sërish…
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












