Lajme
Zvicër: Të gjitha partitë bëhen bashkë kundër iniciativës së SVP-së
Folës nga SP, FDP, CVP, Të Gjelbrit (GPS), Liberalët e Gjelbër (GLP), BDP dhe EVP kanë prezantuar qëndrimet e tyre para mediave.
Pasditen e sotme, shtatë parti që kanë përfaqësues në Parlamentin e Zvicrës kanë hapur fushatën e votimit kundër iniciativës së SVP-së për “kufizimin”.
Siç dihet, kjo iniciativë, e lansuar më parë por e ndërprerë përkohësisht për shkak të pandemisë, kërcënon, në shkallë të fundit, prishjen e marrëveshjeve bilaterale të Zvicrës me shtetet e BE-së, shkruan albinfo.ch.
Folës nga SP, FDP, CVP, Të Gjelbrit (GPS), Liberalët e Gjelbër (GLP), BDP dhe EVP kanë prezantuar qëndrimet e tyre para mediave. Mbi të gjitha, ata kanë paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse iniciativa do të miratohet nga populli votues në fund të shtatorit, transmeton albinfo.ch.
Anëtari i Dhomës së Kantoneve (Senatit) të Parlamentit Federal, nga FDP, Andrea Caroni ka paralajmëruar se miratimi eventual përbën një kërcënim për prosperitetin e vendit dhe për vendet e punës.
Deputetja në Dhomën Nacionale nga SP, Samira Marti në fjalën e saj ka shprehur frikën se mnë një rast të tillë, do të dobësohet dhe rrezikohet mbrojtja e pagave.
Ndërsa deputetja nga CVP, Elisabeth Schneider-Schneiter (BL) ka thënë se më shumë se gjysma e tregtisë së jashtme të Zvicrës bëhet përmes BE-së. Pa marrëveshje bilaterale, kompanitë zvicerane do të humbnin qasjen e privilegjuar që në tregun më të rëndësishëm të shitjeve.
Iniciativa e SVP kërkon që Këshilli Federal të rinegociojë lëvizjen e lirë të personave me BE brenda një viti. Nëse kjo dështon, Zvicra do të duhet të ndërpresë marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe me këtë do të rrezikohen edhe marrëveshjet bilaterale me shtetet anëtare të BE-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën













