Lajme
Pas rritjes fillestare, ulet numri i aplikacioneve SwissCovid
Numri i atyre që kishin instaluar aplikacionin SwissCovid të shtunën, ka qenë 1 milion e 15.293 ndërsa të dielën ai ka rënë në 1 milion e 2.682
Aplikacioni SwissCovid funksionon në mbi një milion telefonë inteligjentë (smart) zviceranë. Pas një prirje të vazhdueshme të ngritjes, të shënuar në gjashtë ditët e para nga lancimi, papritur, të dielën u regjistrua një rënie në numrin e përgjithshëm të përdoruesve aktivë, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane.
Kjo është raportuar nga Zyra Federale e Statistikave të hënën në faqen e internetit të krijuar posaçërisht për këtë qëllim.
Ndërkaq, një arsye e mundshme u identifikua shpejt (në Twitter) dhe ajo ka të bëjë me Ministrin Federal, Ueli Maurer, shkruan watson.ch. Politikani 69-vjeçarnga SVP kishte thënë të shtunën për Radio SRF në emisionin “SamstagRundschau” se ai nuk do të shkarkonte aplikacionin SwissCovid.
Dhe si arsye për këtë ai kishte shtuar se thjesht, “nuk arrinte ta kuptonte këtë `send`.
Sidoqoftë, numri i atyre që kishin instaluar aplikacionin SwissCovid të shtunën, që ishte dita e dhjetë nga lansimi, ka qenë 1 milion e 15.293 ndërsa të dielën, ditën e njëmbëdhjetë ai ka rënë në 1 milion e 2.682.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














