Maqedonia
Sërish shifra të larta në Maqedoninë e Veriut
Është bërë e ditur se pesë persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut për shkak të koronavirusit.
Sipas të dhënave të fundit, thuhet se janë regjistruar 125 pacientë të shëruar dhe 120 raste të reja. Mediat maqedonase shkruajnë se në Shkup ka 63 raste të reja dhe 83 pacientë të shëruar, ndërsa në Tetovë 30 të shëruar dhe 14 raste të reja. Gostivari shënon 12 raste të reja dhe vetëm 2 të shëruar, ndërsa në qytetet e tjera numri i të infektuarve është baras me të shëruarit.
Në Kumanovë dhe Dibër ka të infektuar, por nuk ka të shëruar. Dita e djeshme ka regjistruar probabilitetin më të ulët për muajin korrik, përkatësisht 9 për qind e mostrave të analizuar kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit











