Lajme
BE-ja përballet me një recesion ekonomik
Kriza e pandemisë COVID-19 do ta zhysë Evropën në një recesion më të thellë nga sa mendohej fillimisht, tha Komisioni Evropian. Por disa ekonomi pritet të jenë më mirë se të tjerat, përcjell albinfo.ch.
Sipas një parashikimi ekonomik të përditësuar të Komisionit Evropian, ekonomia e Eurozonës do të bjerë këtë vit në një recesion më të thellë nga sa mendohej fillimisht dhe rimëkëmbja në vitin 2021 do të jetë më pak e fuqishme.
Në dokumentin në fjalë parashikohet që ekonomia e 19 vendeve që përdorin euro të tkurret në vitin 2020 me 8.7 për qind para se të rikuperohet vitin e ardhshëm me 6.1 për qind.
Për 27 vendet që përbëjnë BE-në, në vitin 2020 pritet një rënie prej 8.3 për qind, pasuar nga një rritje prej 5.8 për qind në vitin 2021.
Kjo do të thotë që në vitin 2021 Evropa do të jetë akoma më keq sesa para shpërthimit botëror të COVID-19 që detyroi kombe në mbarë globin të merrnin masa kufizuese dhe ta reduktonin në mënyrë drastike tregtinë.
Në maj Komisioni kishte parashikuar për vitin 2020 një rënie të përgjithshme prej 7.7 për qind dhe një rritje prej 6.3 për qind për vitin e ardhshëm.
“Ndikimi ekonomik i masave kufizuese është më i rëndë sesa prisnim fillimisht”, tha nënkryetari i Komisionit, Valdis Dombrovskis, në një deklaratë të lëshuar bashkë me parashikimet e përditësuara.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit Në Zvicër, rreth 16% e popullsisë raportohet të ketë konsum problematik të alkoolit, ndërsa rreth 250... -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri














