Lajme
Protestat në Serbi, Vuçiq tërheq planet për masa të jashtëzakonshme
Së fundmi, në një prononcim për media, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas protestave të shumta nga qytetarët ka tërhequr nga plani i tij për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit, për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen në Beograd dhe Novi Sad, pas paralajmërimit të tij se do të vendoset kjo masë e rreptë.
Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para Parlamentit me kërkesën për dorëheqje.
Protestat filluan të martën dhe vazhduan edhe sot me mijëra njerëz që protestonin dhe disa të plagosur jashtë Parlamentit. Kreu i shtetit së fundmi është shprehur se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.
Protestuesit, mbi 1,000 sosh, u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Turma pranë hapësirës së Kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit Në Zvicër, rreth 16% e popullsisë raportohet të ketë konsum problematik të alkoolit, ndërsa rreth 250... -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri












