Lajme
Miliona maska “të mykura”në Zvicër: Qeveria ofron zëvendësimin e tyre
Maskat "me myk" vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash që Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007
Qeveria federale ka identifikuar prani të mykut në disa maska të stoqeve të vjetra, të cilat janë shpërndarë në fillim të pandemisë së koronavirusit. Këto maska do të kthehen mbrapshtë, thuhet në një njoftim nga qeveria, shkruan srf.ch.
Maskat “me myk” vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash që Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007 për përkujdesje pandemike, transmeton albinfo.ch.
Gjurmë të kontaminimit janë gjetur edhe në një grup tjetër prej rreth 300.000 maskash të tipit FFFP2. Prejardhja e papastërtive të konstatuara në këto maska, është objekt i hetimeve.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes VBS, 18 milionë maskat që departamenti ua ka shitur shitësve me pakicë në prill si një furnizim fillestar me çmimin e kostos (pa përfitim) nuk janë të prekura nga ky problem.
Sipas VBS, asnjë papastërti e tillë nuk është gjetur në mostrat e mëparshme. Por për shkak se është e pamundur të provohen të gjitha maskat, si masë paraprake tërhiqet nga tregu e tërë sasia përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto maska do të zëvendësohen pa pagesë, thonë në VBS .
Të gjithë konsumatorët të cilët mund të jenë prekur nga këto dërgesa të maskave tashmë janë kontaktuar ose po kontaktohen nga farmacia e ushtrisë, shkruan qeveria federale në komunikatën e saj.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












