Kosova
Vjosa Osmani e raporton në polici deputetin Xhavit Ukaj
Mbrëmë deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa ajo po drejtonte seancën e Kuvendit, shkruan albinfo.ch.
Osmani menjëherë pas ndërprerjes së punimeve të seancës së Kuvendit, i është drejtuar policisë për të paraqitur si kërcënim nga deputeti në fjalë.
Këtë lajm Osmani e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook:
“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me Rregulloren e Kuvendit”, shkruar Osmani.
Kujtojmë se menjëherë pas rastit, Osmani e mbylli seancën e Kuvendit të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit Në Zvicër, rreth 16% e popullsisë raportohet të ketë konsum problematik të alkoolit, ndërsa rreth 250... -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri














