Lajme
Schröder kërkon kthimin e të drejtave speciale si ish-kancelar
Komisioni nuk e ka arsyetuar anulimin e privilegjeve me punën e tij për kompanitë ruse ose me qëndrimin ndaj agresionit rus kundër Ukrainës
Ish-kancelari i Gjermanisë nga SPD, Gerhard Schröder, ka paditur Bundestagun (Parlamentin Feederal) për shkak të një vendimi të komisionit të buxhetit, i cili i kishte hequr atij të drejtën për të pasur një zyrë dhe punonjësit si ish-kancelar, transmeton albinfo.ch.
Sipas NDR dhe agjencisë së lajmeve DPA, avokatët e Schroder-it kanë ngritur një padi në një gjykatë në Berlin.
Ata thonë se vendimi i komisionit të buxhetit ishte i paligjshëm dhe të kujtonte një shtet princëror absolutist. Schröder nuk është dëgjuar gjatë procedurës dhe thotë se vendimin e ka marrë vesh vetëm nga mediat.
Heqja e privilegjeve, për shkak të pasivitetit të ish-kancelarit
78-vjeçari kërkon që një zyrë e ish-kancelarit me punonjës të vihet sërish në dispozicion të tij, ka thënë avokati i tij Michael Nagel për agjencinë gjermane të shtypit të premten, përcjell albinfo.ch. Padia është paraqitur në gjykatën administrative të Berlinit, tha Nagel.
Ish-kancelari socialdemokrat është kritikuar ashpër për angazhimin e tij në shërbim të kompanive ruse të energjisë dhe afërsinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.
Megjithatë, Komisioni i Buxhetit shprehimisht nuk e ka arsyetuar anulimin e pjesshëm të privilegjeve të Shroderit me punën e tij për kompanitë energjetike ose me qëndrimin e tij ndaj luftës agresioni rus kundër Ukrainës, por me faktin se Schröder “nuk percepton më asnjë detyrim të vazhdueshëm nga zyra e tij si ish-kancelar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













