Lajme
Nderohen viktimat e atentatit racist që ndodhi në vitin 2016 në qytetin e Mynihut
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në nderim të viktimave të atentatit racist të 22.07.2016 në Mynih, ku në mesin e viktimave ishin edhe tre të rinjë nga Kosova, janë vendosur lule pranë memorialit të tyre, përcjellë albinfo.ch.
Në mesin e të pranishmëve, përveç familjarëve të viktimave ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Mynihut, dhe vet kryetari i komunës, Dieter Reiter.
Ky është njoftimi i plotë i konsullatës:
Në nderim dhe përkujtim të viktimave të atentatit racist të 22.07.2016 në Mynih, me ç’rast në mesin e 9 viktimave ishin edhe 3 të rinjë nga Kosova, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në këtë përvjetor të katërt vendosi një kurorë lulesh dhe bëri nderime pranë memorialit të të rënëve.
Në mesin e të pranishmëve përveç familjarëve të viktimave, ishin edhe përfaqësues të institucioneve të qytetit të Mynihut edhe vet kryetari i komunës z. Dieter Reiter, i cili e mirëpriti kërkesën e Konsullit të Përgjithshëm z. Nura për një integrim më të madh të konsullatës në manifestime dhe përkujtime të tilla.
Në bisedë me familjet Segashi dhe Zabërgja, Konsulli i Përgjithshëm z. Afrim Nura në emër të konsullatës dhe institucioneve të Kosovës shprehu edhe njëherë ngushëllimet e sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre.
Ndërsa duke filluar nga ora 17 pikërisht në vendin e ngjarjes do të mbahet edhe ceremonia përkujtimore në bashkorganizim me Këshillin e Migrantëve, qytetin e Mynihut dhe Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













