Futboll
Shkodran Mustafi mungon deri në tetor në Arsenal
Arsenali nuk do të mundë të llogarisë në Shkodran Mustafin të paktën deri në tetor, pasi qendërmbrojtësi shqiptar iu nënshtrua një operacioni të vogël në muskulin e këmbës së djathtë.
28-vjeçari e lëndoi muskulin në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup më 18 korrik.
Klubi nga Londra veriore konfirmoi të martën se Mustafi e ka kryer me sukses operacionin, pasi u vlerësua shkalla e lëndimit të tij.
Si pasojë, ish-përfaqësuesi i Gjermanisë nuk do të mundë të luajë në finale të FA Cup kundër Chelseat më 1 gusht, që është një humbje e madhe për Arsenalin, duke qenë se Mustafi po e rigjente formën e vjetër nën udhëheqjen e Mikel Artetas.
Për më tepër, Mustafi do ta mungojë edhe në fillim të sezonit të ri 2020/21 në Premierligë, i cili nis më 12 shtator.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












