Kosova
BE i dhuron Kosovës 30 ventilatorë dhe disa pajisje tjera
Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se Bashkimi Europia ia ka dorëzuar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera.
Kjo pako ndihmëse kap vlerën e 900 mijë eurove, përcjellë albinfo.ch.
Ky është njoftimi i plotë:
BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar zëvendësambasadori i BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka vlerësuar lart kontributin e Bashkimit Europian për Kosovën në luftën me pandeminë COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërkohë, duke falënderuar Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos në kohën e pandemisë, deklaroi se pajisjet e ardhura do t’i japin shtytje riorganizimit, që ka nisur brenda institucioneve shëndetësore.
“Këto pajisje do të na ndihmojnë shumë në riorganizimin, që po e bëjmë bashkë me SHSKUK-në për t’i ndihmuar qytetarët, të cilët po përballen me pandeminë COVID-19”, tha Zemaj.
“Në emër të SHSKUK-së dhe profesionistëve shëndetësorë, ju falënderojmë për ndihmën e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës. Bashkimi Europian e ka ndihmuar Kosovën jo vetëm me pajisje, por edhe në forma tjera. Kërkoj, sërish, që të respektohen masat dhe rekomandimet e institucioneve, në mënyrë që sa më pak të përdoren këto mjete”, tha Krasniqi.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës














