Kosova
Gjermani: Të kthyerit nga Kosova, më të infektuarit
Sipas raporteve të fundit thuhet se numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është në rritje. Autoritetet japin alarmin, pasi në shtatë ditët e fundit niveli i infektimeve ka qenë konstant më i lartë se më parë. Vetëm ditën e mërkurë janë regjistruar 1000 raste të infektuar me Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Që prej fillimit të pandemisë, Gjermania e ka pasur situatën nën kontroll, mirëpo sezoni i verës ka sjellë që situata të bëhet alarmante.
Sipas autoriteteve, shkaqet për rritjen e numrit të infektimeve janë të shumta, pasi shumica e njerëzve mendojnë se rreziku ka kaluar, mosmbajtja e maskave, mosrespektimi i masave higjienike dhe distancimit social. Ndër shkaqet kryesore është edhe numri i madh i personave, të cilët po kthehen në Gjermani. Sipas institutit Robert Koch, personat e infektuar vijnë nga Ballkani Perëndimor dhe është fjala për Kosovën dhe Serbinë.
Nga Kosova brenda katër javësh janë kthyer 608 persona të infektuar me koronavirus, raporton DW, ndërkohë vala më e madhe e infektimeve pritet të jetë gjatë muajit gusht, pasi pritet të kthehen më shumë qytetarë kosovarë.
Autoritetet gjermane po marrin masa për parandalimin e infektimeve, pasi vetëm kështu mund të shmangin një valë tjetër, e cila do ta detyrojë të çojë vendin në izolim.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











