Lajme
Shpenzon gjithë pasurinë për të marrë paratë e lotarisë së “fituar”
Personi në fjalë, në kundërshtim me të gjitha paralajmërimet e bëra nga policia, ka transferuar para në Kosovë me shpresën e një fitimi të madh
Një “fitues” i llotarisë nga Lüdenscheid-i (Gjermani), pensionist, ka humbur të gjitha paratë që ka pasur. Por ai ende beson në fatin e tij “të madh”. “Një histori tragjike”, komenton një zëdhënës i policisë, shkruan come-on.de.
Që kur ka marrë lajmin për “fitimin” e supozuar në lotari, disa javë më parë, asgjë nuk ka mundur ta bindë atë se fjala është për një mashtrim, transmeton albinfo.ch. Ai dëshiron me çdo kusht të marrë fitimin nga lotaria që i është premtuar në telefon. Bëhet fjalë për 80.000 euro!
Siç njoftohet nga policia nga Märkischer Kreis, personi në fjalë, në kundërshtim me të gjitha paralajmërimet e bëra nga policia, ka transferuar para në Kosovë me shpresën e një fitimi të madh.
Kështu i ishte urdhëruar nga telefonuesi, si kusht që ai të marrë përfundimisht çmimin e “fituar” të lotarisë.
“Është” një histori tragjike, ka komentuar një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se i përmenduri ka një pension të vogël ndërsa tani ka mbetur pa asnjë qindarkë, pasi që të gjitha i ka paguar për të marrë çmimin e premtuar të llotarisë. Për çmimin e lotos ai ka dhënë “edhe këmishën e fundit”, në kuptimin pothuaj tekstual të kësaj fjale, thotë zëdhënësi.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













