Lajme
Viti i ri shkollor në Austri do të fillojë normalisht dhe pa maska
Sipas mediave austriake, është e qartë se Fassman do të donte që viti shkollor të fillonte në shtator dhe pa maska, raporton albinfo.at
Ministri i Arsimit Heinz Fassmann në mes të muajt gusht do të paraqesë planin e tij të fundit për vitin e ri shkollor.
Sipas mediave austriake, është e qartë se Fassman do të donte që viti shkollor të fillonte në shtator dhe pa maska, raporton albinfo.at
Ndryshe nga dy muajt e fundit të vitit shkollor, në të cilin orët e mësimit u mbajtën me dy ndërrime, nga shtatori e tutje të gjithë fëmijët duhet të ndjekin mësimet në kushte normale.
Në plan është paraparë që të rikthehen sërish orët e mësimit të muzikës dhe sportit.
Kufizimet do të zbatohen vetëm nëse “sistemi i ri i semaforit”, i cili tregon “gjendjen e infeksionit” në vend, ndryshon nga ngjyra e gjelbër në të verdhë, portokall ose të kuqe.
Në këtë rast, gjithçka do të veprohet sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas kalendarit të vitit shkollor, shumica e shkollave në Austri mësimin do e fillojnë nga data 7 shtator 2020.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













