Lajme
Qeveria italiane ashpërson kufizimet, masa të reja
Është bërë e ditur se për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me korona, qeveria italiane ka njoftuar mbylljen e të gjitha diskotekave. Po ashtu mbajtja e maskës do të jetë natën e detyrueshme në të gjitha vendet publike, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, nënshkroi dekretin përkatës. Urdhri do të jetë në fuqi të paktën deri më 7 shtator. Ky përfshin të gjitha diskotekat e Italisë, klubet e natës dhe diskotekat e plazhit në natyrë të hapur si dhe të gjitha eventet e tjera të kërcimit jashtë. Qeveria urdhëroi gjithashtu mbajtjen e maskave nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në sheshet ku mblidhen shumë njerëz apo para lokaleve, shkruan DW.
Po ashtu, shtrëngimi i masave lidhet me faktin se edhe në Itali janë infektuar kohët e fundit me virusin SARS-CoV-2 gjithnjë e më shumë të rinj. Po ashtu gjatë ditëve të kaluara ka pasur shumë njoftime për festime pa respektuar distancën dhe pa mbajtur maskat nga të rinjtë.
Rihapja e shkollave, me rrezik
Ekspertë dhe politikanë kanë paralajmëruar se për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, rihapja e shkollave mund të jetë me rrezik. Viti shkollor planifikohet të fillojë më 14 shtator. Ministri Speranza shkroi në Facebook: “Ne nuk mund t’i zhbëjmë arritjet e muajve të fundit, gjatë të cilëve hoqëm dorë nga shumë gjëra. Prioriteti ynë duhet të jetë rihapja e shkollave në kushte sigurie të plotë në muajin shtator”. Pronarët e diskotekave paralajmëruan për humbje në miliarda nëse ato mbyllen. Ndërkohë Kalabria i ka mbyllur të gjitha diskotekat si masë paraprake që të premten e kaluar.
Zyrtarisht Italia ka pasur rreth 254,000 infeksione me korona që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt. Më shumë se 35,000 vetë kanë vdekur me ose nga COVID-19. Kjo e bën Italinë një nga vendet e prekur më rëndë nga pandemia e koronës në Evropë. Gjithësesi javët e fundit Italia ka raportuar një numër më të ulët infeksionesh të reja krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Masat e ashpra disamujore të karantinës për shkak të koronës u hoqën në Itali më 3 qershor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore Këshilli i Madh miratoi rishikimin e ligjit të lëvizshmërisë!... -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara”















