Lajme
Ahmeti: Kryeministër shqiptar për 30 ditë
“Jam shumë i bindur se ky koalicion, ky partneritet, edhe për katër vjet tjera do të jetë më i suksesshëm, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit të sotëm me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, në të cilin ishte arritur marrëveshje për shumicë parlamentare dhe koalicion qeveritar në republikën e Maqedonisë së Veriut, raportojnë mediat nga Shkupi.
“Ideja ishte për afrim, porosi për ndërmarrje të përgjegjësisë nga shqiptarët për shtet të përbashkët. Duhet t’ia pranoj Zaevit për guximin dhe mirëpres se do të ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie”, tha mes tjerash Ahmeti, duke shtuar se ideja ka qenë të afrohen qytetarët dhe komunitetet, ndërsa jo të ndahen.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot bëri të ditur se është arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, formimin e qeverisë së re dhe ndarje të ministrive me BDI-në.
Zaevi gjithashtu theksoi se marrëveshjen e tyre të sotme duhet ta konfirmojnë trupat më të lartë të partisë, sot dhe nesër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














