Uncategorized
Kosova s’do të ftohet as për Eurovisionin 2021
Është bërë e ditur se Kosova nuk do të marrë ftesën për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision.
Lajmi është bë i ditur nga Unioni i Transmetuesve Evropian EBU, sipas të cilit as për këtë vit nuk e kanë në plan ta ftojnë Kosovën në garën më të njohur të këngës evropiane.
“Tani për tani, nuk ka plane për të ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e Këngës së Evrovizionit 2021,” ka bërë të ditur EBU për ueb faqen ESCXTRA.
RTK aktualisht nuk është në gjendje të anëtarësohet në EBU pasi nuk është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit.
Sidoqoftë, EBU ka përmendur se diskutimet konstruktive do të vazhdojnë midis EBU dhe RTK në lidhje me mundësitë e ardhshme për bashkëpunim më të ngushtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












