Tematike
Çfarë po ndryshon këtë javë në Zvicër?
Duke filluar nga rihapja e shkollave dhe deri te shpeshtimi i qarkullimit të trenave, çka tjetër do të ndryshojë këtë javë në Zvicër?
Të hënën me 24 gusht shumë shkolla janë rihapur, maskat janë bërë të detyrueshme në Bazel, dhe shërbimi i trenave ndërmjet Zvicrës dhe Francës ka rifilluar.
Shkollat në të dy kantonet që flasin frëngjisht filluan të hënën. Dhe të dy këto kantone kanë rregulla të ngjashme: maskat ju kërkohen vetëm për klasat e mesme kur distanca minimale prej 1.5 metrash nuk mund të mbahet.
Në dy kantonet e tjera, Fribourg dhe Ticino, shkollat do të rihapen me 27 dhe 31 gusht.
Nga e hëna, Bazeli është bërë kantoni i parë që flet gjermanisht që iu kërkon qytetarëve të mbajnë maska për fytyrën në të gjitha dyqanet, përcjellë albinfo.ch.
Bazeli po bashkohet me katër kantone që flasin frëngjisht – Gjenevë, Vaud, Jura dhe Neuchâtel -që ju kërkon qytetarëve të mbajnë maska.
Qeveria federale po i lë vet kantonet që të vendosin nëse do të zbatojnë mandatet e maskave.
Nga e hëna, gjithashtu Léman Express do të rikthen linjën e saj përsëri ndërmjet orës 5 të mëngjesit dhe 12:30 Zvicër-Francë.
Treni gjithashtu do të shkojë çdo 25 minuta drejt Coppet dhe Gjenevës nga e hëna në të Premte.
Projekti i Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) dhe sistemit kombëtar trenave SNCF të Francës, Léman Express përfshin një rrjet prej 45 stacionesh që shtrihet përtej Gjenevës në Vaud, si dhe Francë.
Ashtu si shumë shërbime hekurudhore në Zvicër dhe Francë, edhe ky shërbim ndaloi së funksionuari kur kufijtë midis dy vendeve u mbyllën në mes të marsit./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard Trafiku është bllokuar sërish këtë të diel në autostradën A2, përballë tunelit të rrugës Gotthard. Rreth...
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?