Lajme
Shqiptarëve në Mal të Zi u bëhet thirrje të votojnë për Listën Shqiptare
Këtë të diel në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa shqiptarët garojnë në një listë të përbashkët. Krerët institucionalë e politikë në Kosovë e Shqipëri u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje dhe ta votojnë Listën Shqiptare.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka qenë gjithmonë faktor stabiliteti dhe ka luajtur rol konstruktiv e kontributdhënës në rrugën e integrimit euroatlantik të tij. Ai u ka bërë thirrje atyre që të dalin masivisht në zgjedhje për ta mbështetur Listën Shqiptare, në mënyrë që ta avancojnë përfaqësimin e tyre politik dhe ta sigurojnë ecjen përpara të Malit të Zi drejt së ardhmes euroatlantike, si pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi për pjesëmarrje masive në zgjedhjet që do të mbahet nesër në këtë vend. Osmani ka thënë se shqiptarët me votën e tyre do të forcojnë më tej praninë e tyre në jetën publike të Malit të Zi.
Zgjedhjet në Malin e Zi i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme Lëvizja Vetëvendosje, cila ka ftuar shqiptarët të votojnë dhe të kontribuojnë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucione shtetërore të Malit të Zi.
Ndërsa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se forcimi i zëri të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi, është në dobi edhe të vetë këtij shteti fqinj, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë e mbajnë të palëkundur orientimin euro-atlantik dhe mbështesin pa kursim forcimin e liberal-demokracisë dhe bashkëjetesës në diversitet.
E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një videomesazhi në Facebook, u ka bërë thirrje bashkëkombasve në Malin e Zi që të votojnë për Listën Shqiptare dhe ta forcojnë partneritetin strategjik me presidentin Milo Gjukanoviç dhe partinë e tij, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër










