Kosova
Kosovë, përgënjeshtrohen shifrat e mediave të huaja rreth vdekjeve nga Covid
Të dhënat statistikore të mediave ndërkombëtare e kanë radhitur Kosovën si vendin e parë në botë për nga numri i vdekjeve në 1 milion banorë. Së fundmi, media amerikane ‘Bloomberg’ përmes një grafikoni e ka radhitur Kosovën të parën për nga numri i vdekjeve në botë në 1 milion banorë si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve kosovare lidhur me statistikat e publikuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në një reagim në Facebook sqaroi se numri i të vdekurve në Kosovë në 1 milion banorë ka qenë 37.7 jo 54.2.
“Në periudhën shtatë (7) ditore 20-26 gusht në Kosovë kanë vdekur 67 persona të prekur nga Covid-19.
Sipas datave si në vijim: më 20 gusht 13; 21 gusht-10; 22 gusht-9; 23 gusht-10; 24 gusht-13; 25 gusht-8 dhe 26 gusht -4.
Numri i banorëve të Kosovës është 1.782.115.
Nëse këto të dhëna i kthejmë në raport me 1 milionë banorë, i bie që gjatë kësaj periudhe (20-26 gusht) numri i të vdekurve në 1 milionë banorë ka qenë 37.5. Jo 54.2. As lapsi i thjeshtë s’po e qet ashtu”, ka shkruar Hoti në rrhetin social Facebook, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













