Lajme
Kombëtarja U21 e Shqipërisë do të përballet me Austrinë
Kombëtarja U21 vijon përgatitjet e saj për ndeshjen me Austrinë për kualifikueset e Evropianit 2021 të grupmoshës 21 vjeç.
Dy prej futbollistëve më të talentuar që janë në dispozicion të Alban Bushit, Giacomo Vrioni dhe Jrugen Celhaka, shprehën ambicien e tyre për të marrë 3 pikët në këtë ndeshje, njofton tch, përcjell albinfo.ch.
Giacomo Vrioni: Do të tentojmë të marrim 3 pikët, do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi. Nuk na pëlqen barazimi, do të luajmë për të fituar këtë ndeshje. Pikat më të forta është grupi, të japim shpirtin në lojë dhe shpresojmë që t’ia dalim.
Jurgen Celhaka: Trajneri e ka studiuar kundërshtarin, ne do të zbatojmë udhëzimet e trajnerit. Do të shkojmë për të marrë fitoren, vetëm marrja e 3 pikëve është rezultati pozitiv. Grupi është i bashkuar, atmosfera është e mirë, shpresojmë që të arrijmë objektivat. Tani duhet të fitojmë ndeshjen e radhës dhe pastaj të mendojmë për Andorrën.
Ndërkaq Vrioni që është pjesë e skuadrës së të rinjve të Juventusit, foli edhe për mundësinë e kalimit në Kombëtaren A.
Giacomo Vrioni: Do të jap maksimumin tim në ndeshjet me U21 dhe kur të më thërrasë trajneri Reja, unë do të jem i gatshëm.
Sfida kualifikuese e Euro 2021 e 21 vjeçarëve të Austrisë dhe Shqipërisë do të luhet ditën e premte, më 4 shtator, në Keine Sorgen Arena, në të njëjtën ditë me sfidën e Kombëtares A ndaj Bjellorusisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër













