Lajme
Shqiptarja i shkruan letër publike Abazoviqit: A të kujtohet gjenocidi në Kosovë?
Shqiptarja e njohur nga Sanxhaku, Armina Nuraj i ka shkruar një letër publike shqiptarit të Malit të Zi Dritan Abazoviqit. Kjo letër vjen pas synimit të Abazoviqit që të bëhet aleat i forcave politike pro-seebe për krijimin e qeverisë së Malit të Zi.
Po ju sjellim në vijim letrën e plotë:
“Dritan Abazoviq. Nuk do t’ju drejtohem me “respekt” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.
Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.
Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.
Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhtar i kombit dhe fesë tënde?
Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviqi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviqi edhe mijëra gratë e dhunuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vrarë nga policia malazeze gjatë kohës së luftës së Kosovës.
Po ç‘të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar”
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














