Lajme
Abazoviç nën presion, ruhet nga Policia
Kreu i koalicionit “Bardhë e Zi”, Dritan Abazoviq, po tërheq vëmendjen e publikut si në rajon ashtu edhe në botë që pas zgjedhjeve parlamentare në malin e Zi.
Kështu, në një bisedë me të përjavshmen gjermane “Spiegel”, Abazoviq zbuloi se ai është marrë në mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që pati pas zgjedhjeve.
Abazoviq ka folur edhe për tubimin e protestës para shtëpisë së tij në Ulqin, për të cilën u përgjigj:
“Nuk kam qenë atje atë natë. Kur e mora vesh, mendova se ishte shaka dhe thashë se njerëzit erdhën të më mbështesnin. E vërteta është, se kam patur shumë presion, unë aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë. E di që ka shumë njerëz që mund të më bëjnë diçka, por nuk kam frikë. Kërcënimet janë çmimi që ne si politikanë paguajmë. Dhe në fakt është logjike për situatën aktuale, nëse merrni parasysh një gjë: pas këtij rezultati të zgjedhjeve parlamentare, ka shumë njerëz në vend që mund të humbasin shumë”, theksoi Abazoviq.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












