Kosova
Kosova po bëhet gati për valën e dytë të COVID-19
Së fundi,ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë në një intervistë për KosovaPress se përkundër që ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID-19, gjendja përsëri mbetet e rënduar.
Krasniqi thotë se janë duke bërë përgatitjet edhe për valën e dytë të përhapjes së pandemisë, e cila po pritet të ndodhë gjatë vjeshtës dhe dimrit.
“Edhe pse kemi një trend të lehtë të uljes së rasteve, megjithatë situata paraqitet ende e rënduar, ende kemi numër të madh të pacientëve të shtrirë në spitalet tona dhe ende kemi numër të madh të vdekjeve të paraqitura nga COVID. Numri i rasteve prej mbi 100 në çdo ditë ende vazhdon të jetë i lartë dhe kjo normalisht që pastaj mund të reflektohet me kërkesa për shtrim në spitale”, theksoi ai.
Lidhur me parashikimet që gjatë vjeshtës dhe dimrit të ketë numër më të madh të pacientëve të prekur me koronavirus apo e njohur si vala e dytë, Krasniqi ka thënë se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme.
Ai thotë se krahas kapaciteteve humane, po synojnë që të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me oksigjen, pasi gjatë kësaj kohe kanë pasur telashe në këtë aspekt.
Krasniqi për KosovaPress ka thënë se meqenëse ka një rënie të lehtë të shifrave të personave të prekur me koronavirus, janë duke planifikuar rikthimin e shumicës së shërbimeve spitalore që janë ndërprerë si pasojë e përhapjes së pandemisë.
Por, ai shton se janë në pritje edhe të rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se deri në çfarë niveli mund të kthehen këto shërbime.
Përkundër që ka qenë mjaftë i madh numri i mjekëve të infermierëve të prekur nga koronavirusi, madje edhe shumë nga mjekët e kanë humbur edhe betejën me këtë virus, Valbon Krasniqi u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, thotë se stafin mjekësor në përgjithësi është mirë i pajisur me mjete mbrojtëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë











