Futboll
“Dardanët” duan fitoren përballë “Helenëve”
Kosova sonte do të ballafaqohet me Greqinë në Prishtinë
Kosova sonte do të ketë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Ligën C.
“Dardanët” do të ballafaqohen me Greqinë në përballjen që do të zhvillohet në Prishtinë nga ora 20:45. Takimi do të zhvillohet pa shikues për shkak të pandemisë Covid-19, shkruan albinfo.ch.
Te Kosova do të ketë mungesa të shumta si Vedat Muriqi, i lënduar dhe Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Elbasan Rashani, Herolind Shala dhe Leart Paçarada, derisa janë ftuar Rron Broja dhe Armend Thaqi.
Kosova barazoi me Molavdinë në ndeshjen e parë, ashtu si Greqia me Slloveninë.
“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne. A do të luajmë për fitore apo për barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka deklaruar përzgjedhësi, Bernard Challandes.
Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët do ta japin maksimumin në këtë përballje të vështirë. “Çdo ndeshje ka vende për përmirësim, nëse dëshiron të gjesh situata negative mund të gjesh. Mendoj se kemi luajtur mirë edhe ndaj Moldavisë, por është e qartë se duhet ta përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin e aksioneve. Na mungojnë shumë lojtarë për ndeshjen me Greqinë dhe çdo mungesë është e madhe për neve, por shpresoj që futbollistët që do të jenë në fushë ta kryejnë punën siç duhet”, ka thënë Rrahmani.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës















