Lajme
Suedia, më e suksesshme se Norvegjia e Danimarka në luftën ndaj Covid
Suedia u përmend gjatë si vend që rrezikoi shumë me strategjinë e hapjes në kohën e shpërthimit të pandemisë, kur mjaft vende të tjera europiane, përfshirë dhe fqinjët e vet skandinavë, vendosën karantinën.
Stokholmi nuk i preferoi masat e rrepta antikrizë dhe për këtë pagoi një çmim jo të vogël, me një nivel vdekshmërie shumë më të lartë se Norvegjia e Danimarka. Suedia shënon sot 5.835 të vdekur dhe 84.985 pozitivë. Megjithatë, situata atje aktualisht paraqitet shumë më ndryshe sesa shtete të tjera që përballen me një hov të ri të pandemisë. Shifrat e infektimeve po rriten në pjesë të ndryshme të kontinentit të vjetër, por në Suedi janë në rënie të vazhdueshme, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
“Nga vendi me aq shumë infektime në Europë, sot Suedia ka arritur të kthehet në shtetin më të sigurt të saj”, thotë doktor Anders Tegnell, epidemiologu i konsultuar nga qeveria suedeze. “Strategjia jonë vonoi, por në fund solli rezultat dhe shifra më të qëndrueshme”, shtoi ai. Sipas Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, javën e kaluar Suedia pati 12 raste për 1 milion banorë, ndërsa Danimarka kishte më shumë se ajo, 18 dhe Norvegjia 14.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër














