Kosova
« Kjo marrëveshje është sinjal i mirë, por është qartazi e pamjaftueshme »
Në një interviste për lajmet e të shtunës të Radio Televizionit e Zvicrës RTS, Dr. Bashkim Iseni, specialist i Ballkanit dhe njëherësh themelues i platformës Albinfo.ch, ka shprehur rezerva rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, pa e trajtuar çështjen e pavarësisë dhe njohjes së Kosovës nga Serbia
« Këso lloj marrëveshje kontribuojnë detyrimisht në normalizimin e marrëdhënieve mes dy ish armiqve, mirëpo nuk shoh se si mund të realizohet një marrëveshje ku bëhet abstraksion të ekzistimit të Kosovës, dhe i i iket pyetjes së njohjes së Kosovës, çështje e cila është qenësore për çdo pacifikim në rajon dhe të çdo normalizimi të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve », u përgjigj Dr, Iseni ndaj pyetjes se si ai e vlerëson këtë marrëveshje.
Sa i përket pyetjes së gazetarit Romain Bardez rreth rolit të administratës Trump në këtë marrëveshje, ai u përgjigj : « E dimë po ashtu se ndodhemi në një kontekst zgjedhor në SHBA dhe çdo konkretizim në favor të politikës së jashtme amerikane, mund të favorizojë ose të ketë ndikim në jetën politike amerikane. Mirëpo, është po ashtu me rëndësi që edhe Union Evropian të përfshihet në këso lloj marrëveshje, dhe sidomos për çdo negocim rreth statusit të Kosovës, respektivisht të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia ».
Intervistën në fjalë, e realizuar në gjuhen frënge, mund ta ndiqni në: https://www.rts.ch/play/radio/le-12h30/audio/signature-dun-accord-historique-entre-la-serbie-et-le-kosovo-reaction-de-bashkim-iseni?id=11563157
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













