Lajme
E ngriti flamurin kombëtar për 28 Nëntor, Serbia padit Ragmi Mustafën
Më 28 Nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, kishte ngritur flamurin kombëtar shqiptar në selinë e këshillit.
Këtë akt e kishte bërë për të shënuar festën, të cilën e festojnë shqiptarët gjithandej, pavarësinë e Shqipërisë.
Mirëpo për një veprim të tillë, Serbia po synon ta dënojë Mustafën. Një vit pas vendosjes së flamurit, Mustafa ka njoftuar se ka pranuar një ftesë nga Gjykata në Bujanoc, si i paditur, për “shkelje të përdorimit të stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë”.
“Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor e prokurorial, duket megjithatë e çuditshme se si po përputhen këto dy raste, së paku në kuptimin kalendarik”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, transmeton albinfo.ch.
Sipas ligjeve të Serbisë, që pretendohet se janë shkelur, dënimi është nga 50 mijë deri 500 mijë dinarë.
Mirëpo Ragmi Mustafa thotë se kjo padi është e motivuar politikisht.
“Serbia nuk mund ta përzgjedhë flamurin e shtetasve të saj shqiptarë. Atë e përzgjedhin vetë shqiptarët! Ky ligj është flamur i shtypjes! Ky flamur është ligj i barazisë! Prandaj ligji do të ndryshojë, jo flamuri!” ka shkruar Mustafa.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












