E-Diaspora
Iku një verë “e djegur”
Ju dëshirojmë lexim të këndshëm dhe, kujdes nga koronavirusi! Ai nuk pati pushime gjatë kësaj vere dhe me gjasë, nuk do të pushojë as gjatë vjeshtës që po fillon
Iku edhe një verë dhe ne ende nuk u kthyem dot në normalitet, siç kishim shpresuar… kaq e rëndë po rezulton të jetë pandemia e koronavirusit. Nuk doli e vërtetë as pandehma se virusi nuk u reziston temperaturave të larta dhe dështuan po ashtu edhe shpresat për të gjetur një ilaç efektiv kundër tij. Për vaksinë, gjithsesi dihej, duhet pritur më gjatë…
Në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi, pikërisht në stinën e verës u arrit kulmi i numrit të infektimeve. Kosova në këtë pikë gjatë dy muajve të fundit ka kaluar nëpër fazën më të rëndë të pandemisë, duke arritur shifrat e frikshme prej deri 16 vdekjesh në ditë nga koronavirusi. Kjo shifër, llogaritur përpjesëtimisht me numrin e banorëve të Kosovës, i afrohet asaj të Italisë në pikun e pandemisë.
Një zhvillim i tillë përbënte sigurisht një arsye të fortë për shqetësim dhe, rrjedhimisht, edhe për hezitim të bashkatdhetarëve tanë për të kaluar pushimet në një zonë të tillë me rrezik. Kur t`i shtohet kësaj vendimi që mori Zvicra për futjen e vendeve tona të prejardhjes në listën e saj të karantinës, bëhet e qartë se kjo verë ishte tashmë “e djegur” për shumicën e shqiptarëve të Zvicrës.
Megjithatë, një numër i bashkatdhetarëve vizituan Kosovën, Maqedoninë e Shqipërinë, edhe në rrethana të tilla. Por, shumë prej tyre u kthyen mbrapsht me një “suvenir” të keq: sollën me vete koronavirusin. Magazina jonë ka identifikuar disa raste të tilla dhe i ka kushtuar kësaj tematike një artikull.
Një temë tjetër, që, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, lidhet me koronavirusin, është edhe ajo që bën fjalë për çiklizmin. Ky sport ose hobi, ka njohur një zgjerim të dukshëm kësaj vere në Kosovë, pikërisht “falë” pandemisë. Për më shumë, do të lexoni në artikullin përkatës.
Që kriza me pandeminë dhe me çdo fatkeqësi tjetër, të mos e rrënojë vullnetin tonë për jetë, kemi artin si shpëtim. Në këtë kuptim, edhe albinfo.ch në numrin aktual të magazinës së saj i ka dhënë vend të merituar artit, kësaj radhe, atij të muzikës.
Në një intervistë të zgjeruar dhe me foton në ballinë, vjen këngëtari i ri, tashmë shumë i njohur, Gjon Muharremaj (Gjon`s Tears). Ai, siç është shkruar tashmë, ka fituar në garat për përfaqësimin e Zvicrës në Eurovision, festival që, për shkak të pandemisë, u shty për vitin 2021.
Gjoni, në këtë intervistë flet për çështje si: identiteti, Eurovizioni, pyetjet pa përgjigje dhe Jeta në Mars… !
Edhe në këtë numër, albinfo.ch prezanton aspekte të ndryshme të jetës në diasporë e më gjerë, përfshirë portrete mjekësh, sportistësh, modelistësh, afaristësh etj.
Për fund: Ju dëshirojmë lexim të këndshëm dhe, kujdes nga koronavirusi! Ai nuk pati pushime gjatë kësaj vere dhe me gjasë, nuk do të pushojë as gjatë vjeshtës që po fillon.
Blerim Shabani, redaktor përgjegjës
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















