Lajme
Gjermania me rekord rastesh prej prillit
Gjermania regjistroi sot numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me COVID-19 që prej prillit, me 2 297 infektime të reja, sipas institutit epidemiologjik, Robert Koch.
“Bëhet fjalë për rritjen ditore më të lartë të rasteve me COVID-19 të deklaruara që prej 24 prillit”, sipas institutit.
Në total, rreth 270 070 persona janë testuar pozitivë në Gjermani që prej fillimit të epidemisë që ka shkaktuar 9 384 të vdekur, gjashtë në 24 orët e fundit.
Rhenanie e Westphalisë Veriore rajoni më i populluar i Gjermanisë dhe Bavaria janë dy landet më të prekura nga pandemia me nga 65 000 raste secila të regjistruara zyrtarisht.
Gjermani ka realizuar gjithashtu rreth dy herë më shumë teste në javë në shtator në raport me muajin prill, me një milionë teste nga 500 000 pesë muaj më parë.
“Përqindja e infektimit është rritur me 1,16-1,21 në shtatë ditët e para”, sipas institutit Robert Koch.
Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Gjermani ka bërë që organizatorët e karnavaleve në Rhenanie e Westphalisë Veriore të anulojnë këto festa këtë vit, një institucion në perëndim dhe jug të vendit që bashkon dhjetëra mijëra njerëz çdo vit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















