Lajme
OKB: Njerëzit duan shërbime më të mira dhe solidaritet global
Një hulumtim i kryer nga Kombet e Bashkuara zbuloi se prioriteti i menjëhershëm për shumicën e njerëzve ishin shërbimet themelore më të mira përballë pandemisë së koronavirusit.
“Mes krizës aktuale të COVID-19, përparësia e menjëhershme për shumicën e të anketuarve është përmirësimi i qasjes në shërbimet themelore – kujdes shëndetësor, ujë të pastër, kanalizime dhe arsim. Së dyti njerëzit kanë renditur një solidaritet më të madh ndërkombëtar dhe rritje të mbështetjes për ata që janë goditur më rëndë”, thanë Kombet e Bashkuara, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të anketuarit ishin gjithashtu të shqetësuar për krizën e klimës dhe shkatërrimin e mjedisit.
Më shumë se një milion njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në hulumtim, raporton DPA.
Rezultatet u bën publike të hënën, derisa Kombet e Bashkuara po shënojnë 75-vjetorin e themelimit.
Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë.
Në muajin mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë e COVID-19.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA, deri më tani në nivel global janë infektuar 31,103,347 njerëz.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













