Lajme
Deputeti i SVP-së fyen kolegen e tij dhe ia kujton prejardhjen e saj të huaj
Glarner i është drejtuar Arslanit: "Ky është rendi dhe rregulli, zonja Arschlan! Diçka të tillë nuk kishte në shtetin tuaj".
Dy politikanë, të dy deputetë në Parlamentin e Zvicrës, Sibel Arslan (Të Gjelbrit) dhe Andreas Glarner (SVP) kanë pasur një zënkë të ashpër pasditen e djeshme në sheshin Bundesplatz, në Bernë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mes tyre ishte demonstrimi i aktivistëve klimatikë, i cili po zhvillohej në Bundesplatz që nga e hëna dhe i cili është shpërndarë sot në mëngjes.
Ndërkaq si shkas konkret për mosmarrëveshjen ishte, një foto që Glarner deshi t`i bënte një aktivisti, shkruan 20minuten.ch. Ky i fundit, sipas tij, kishte penguar një person që të kalonte me automjet nëpër zonën e pushtuar nga aktivistët
Sipas deklaratës së tij, Glarner dëshironte të fotografonte aktivistin në mënyrë që të paraqiste një ankesë më vonë nëse ishte e nevojshme.
Sibel Arslan kishte ndërhyrë për të qetësuar gjakrat por pastaj ishte bërë vetë shënjestër e kolegut të saj nga partia e djathtë, transmeton albinfo.ch. Siç mund të shihet dhe dëgjohet në një filmim që po qarkullon në media, Glarner i është drejtuar Arslanit: “Ky është rendi dhe rregulli, zonja Arschlan! Diçka të tillë nuk kishte në shtetin tuaj”.
Me këtë ndërhyrje ai e ka fyer kolegen e tij, pasi që, duke shtrembëruar mbiemrin e saj nga Arslan në Arschlan, ka përdorur një fjalë të njohur banale, shkruan albinfo.ch. Pas kësaj, zonja Arslan, e indinjuar e ka pyetur atë se për cilin shtet e ka fjalën, pasi që edhe ajo është zvicerane dhe është anëtare e parlamentit në të njëjtin shtet me të.
Glarner ka përsëritur edhe një herë: “A kishte diçka të tillë në shtetin tuaj?”.
I pyetur nga gazetarët, Glarner ka thënë se shtrembërimin e emrit e ka bërë pa qëllim, pra “i ka rrëshqitur”, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, sa i përket shprehjes drejtuar zonjës Arslan për “shtetin e saj”, ai nuk është tërhequr: “është fakt se Sibel Arslan ka shtetësi të dyfishtë, turke dhe zvicerane”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit















