Lajme
Dorëhiqet Stefan Kuster, fytyra mediale e BAG
Sipas raporteve të mediave, BAG konfirmon që Stefan Kuster ka ndërmarrë këtë hap "me kërkesën e tij". Ai dëshiron të punojë për BAG mbi një mandat dhe të përqendrojë punën e tij në "aspektet epidemiologjike të menaxhimit të krizës"
Shefi i departamentit të sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të shëndetit publik (Bag) Stefan Kuster, ka dorëzuar detyrën e tij pas vetëm disa muajsh që e kishte ushtruar atë.
Në fillim të Prillit ai e kishte marrë këtë pozitë nga Daniel Koch, i njohur si “mr. Corona”, transmeton albinfo.ch. Koch kishte vazhduar megjithatë prezantimin e BAG para publikut deri në fund të majit, kur dhe ishte pensionuar. Nga fillimi i qershorit, në vend të tij në konferencat për media paraqitej Kuster.
Sipas raporteve të mediave, BAG konfirmon që Stefan Kuster ka ndërmarrë këtë hap “me kërkesën e tij”.
Në të ardhmen, ai dëshiron të punojë për BAG mbi një mandat dhe të përqendrojë punën e tij në “aspektet epidemiologjike të menaxhimit të krizës”, më së voni deri më 1 dhjetor.
Ai pasohet nga Anne Lévy, e cila do të marrë detyrën si drejtoreshë e BAG më 1 tetor.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













