Tematike
Një roman për “Bijat e Kosovës”, i shkruar nga një autor gjerman
Romani i ri i Hammerthaler "Kosovos Töchter" do të dalë në treg pas disa ditësh. Premiera zyrtare e leximit do të zhvillohet më 1 tetor në Berlin
Ralph Hammerthaler ka prezantuar në Neurupin të landit gjermn Brandenburg librin e tij të ri “Kosovos Töchter” (Bijat e Kosovës).
Ky roman që merret me gratë magjepsëse, anarkike-feministe që duan të pushtojnë Ballkanin, është prezantuar të premten në festivalin e letërsisë së udhëtimeve „Neben der Spur“, shkruan moz.de.
Leximi i “Bijave të Kosovës” para hedhjes së romanit në shitje
Romani i ri i Hammerthaler “Kosovos Töchter” nga shtëpia botuese Quintus do të dalë në treg pak disa ditësh, transmeton albinfo.ch. Premiera zyrtare e leximit do të zhvillohet më 1 tetor në Berlin.
“Kosovos Töchter” ka të bëjë me gra nga vende të ndryshme në Evropën Juglindore që depërtojnë në një parti të quajtur “V.!”, në Kosovë në mënyrë që të përhapin idealet e tyre anarkike-feministe në të gjithë Ballkanin.
Një gjerman i cili kishte shërbyer si ushtar në Kosovë në vitin 1999 udhëton sërish në këtë vend pas gati 20 vjetësh. Ai përpiqet të gjejë një 14-vjeçare të atëhershme të cilën atëbotë e kishte vizituar shpesh dhe kishte bërë miqësi me të, përcjell albinfo.ch. Që atëherë, nuk kishte mundur ta hiqte nga koka fytyrën e asaj vajze.
Romani është pjesërisht fiksion
Një pjesë e romanit të tij është sigurisht fiksion, është shprehur Hammerthaler. Si trillim duhet kuptuar gjithashtu faktin që të gjitha gratë e lëvizjes nëntokësore në rritje brenda partisë mbajnë me vete një kamë (thikë) të stilizuar por që mund të përdoret edhe si armë. Dhe ato (gratë) mund të bëjnë magji.
Hammerthaler thotë se gjithmonë e kishin frymëzuar personazhet e trilluara magjike të Michail Bulgakovit, trasnmeton albinfo.ch. Atëherë pse jo edhe gratë në romanin e tij?
Hammerthaler ka bërë shumë hulumtime në Kosovë për librin e tij. Një herë madje ka qëndruar atje për tre muaj pa ndërprerje. Ai kishte shikuar se ku qëndronin ushtarët gjermanë në Prizren dhe kishte zbuluar se bëhej shaka me “Banjon e Prizrenit”…
Gjatë hulumtimit të tij ai gjithashtu ka takuar shumë gra, tha shkrimtari. Këto “gra feministe në një shoqëri jashtëzakonisht patriarkale” e kanë bindur atë që të mos kufizohet vetëm në të shkruarit rreth një ushtari gjerman që kthehet në Kosovë.
Kur një dëgjues pyeti gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve në fund të leximit nëse këto kama ekzistonin me të vërtetë si një shenjë e një lëvizjeje feministe në Ballkan, Hammerthaler nuk u përgjigj, sepse realiteti i tij qëndron diku tjetër, përcjell atutje albinfo.ch. Kamat sigurisht që janë pjesë e së vërtetës letrare: “Unë uroj që ju ta pëlqeni historinë si të tillë dhe të mos bëni dallimin midis së vërtetës dhe trillimit”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet Mosparaqitjet po bëhen një problem në rritje për bizneset zvicerane. Kemi dëgjuar tashmë për restorante që... -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit













