Lajme
The Guardian: Bëhuni gati për një pandemi tjetër
“The Guardian” bën paralajmërimin e frikshëm: Harrojeni koronavirusin, përgatituni për një tjetër pandemi të rrezikshme.
Pandemia e koronavirusit ka shpërthyer që prej fundit të dhjetorit të 2019 në Kinë, ku përfshiu më pas edhe qindra shtete të tjera në mbarë botën që ende nuk kanë mundur ta zhdukin këtë virus vdekjeprurës.
Mirëpo shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në shumë vende të botës muajin e fundit ka shtuar frikën për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit.
Deri më tani pandemia e koronavirusit ka vrarë 1 milion njerëz dhe ka shkaktuar mbi 33 milionë infektime.
Por parashikimet nuk janë aspak optimiste edhe për muajt në vazhdim, pasi shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit, Sally Davies, ka publikuar një artikull shqetësues në prestigjiozen britanike “The Guardian” sa i takon një vale të dytë të pandemisë.
“Një pandemi tjetër është në horizont. Kolegët e mi shkencëtarë vlerësojmë se duke nisur nga tani, do të përballemi me një pandemi ose të paktën emergjencë shëndetësore çdo pesë vjet. Dhe këto janë skenare optimiste, sepse realiteti mund të jetë edhe më keq”, shkruan ajo.
Davies këmbëngul që bota të përgatitet për të identifikuar në kohë kërcënimin e ardhshëm shëndetësor. Sipas saj duhen nxjerrë mësime nga e kaluara dhe ajo çfarë ndodhi me Covid 19 në mënyrë që gabimet të mos përsëriten.
Studiuesja thotë se duhet ta detyrojmë veten që të mendojmë dhe të veprojmë ndryshe, duke shtuar se mobilizimi botëror për gjetjen e një vaksine është frymëzues, por autoritetet sipas saj duhet të shikojnë se çfarë përgatitjesh mund të bëjnë në pesë vjetët e ardhshme për ta përballuar më mirë një emergjencë të re të shëndetit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore












