Lajme
Kosovari para gjyqit: Ka mbytur gruan me “lugë” të këpucëve
Kur i fundit nga pesë fëmijët qe larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia e çiftit qe përkeqësuar
Një burrë tani 67-vjeçar akuzohet se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me “lugë” të këpucëve në vitin 2019, shkruan SDA. Të martën (sot) ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut të St. Gallen. Prokuroria kërkon dënim me shtatë vjet burg për vrasje pa dashje.
Përveç kësaj, i akuzuari, i cili nga Kosova kishte ardhur në Zvicër si punëtor ndërtimi në 1974, dhe më vonë këtu ka transferuar edhe familjen, si dhe ka qenë në pension prej disa vitesh, do të dëbohet nga vendi për dhjetë vjet, transmeton albinfo.ch. Ai ndodhet në paraburgim. është në burg të hershëm.
Familja prej shtatë anëtarësh e të akuzuarit ka funksionuar në mënyrë harmonike për një kohë të gjatë, sipas aktakuzës. I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si një person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.
Por, kur i fundit nga pesë fëmijët qe larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia e çiftit qe përkeqësuar, përcjell albinfo.ch. Gruaja kishte pësuar ndryshime psikologjike dhe shpesh e ka fyer dhe poshtëruar burrin e saj, sipas aktakuzës. Burri e kishte duruar këtë për disa muaj, duke qëndruar i qetë.
Por, ditën e të Premtes së Madhe (festë e krishterë) të vitit 2019, ai humbi kontrollin dhe së pari e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj kapi një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e goditi viktimën rreth 20 deri 30 herë, transmeton albinfo.ch. Gruaja vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë.
I akuzuari kishte thirrur vetë policinë dhe qe arrestuar pa ofruar rezistencë. Sipas aktakuzës, ai kishte thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij. Ai po ashtu është treguar i penduar thellë për aktin.
E-Diaspora
-
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike Futbollisti i ri me prejardhje nga Kosova po spikat në Gjermani, ndërsa ëndrra e tij është... -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













