Lajme
Gjatë kohës së bllokimit, çdo i dyti në Zvicër ka punuar nga shtëpia
Sa për krahasim: në vitin e kaluar në të njëjtën kohë, vetëm 29.2 për qind e punonjësve kanë punuar nga shtëpia
Bllokimi i shkaktuar nga koronavirusi ka shtuar ndjeshëm punën nga shtëpia të zviceranëve. Midis prillit dhe qershorit të këtij viti, 44.2 për qind e të punësuarve kanë punuar nga shtëpia (home office), të paktën me raste, shkruan srf.ch.
Sa për krahasim: në vitin e kaluar në të njëjtën kohë, vetëm 29.2 për qind e punonjësve kanë punuar nga shtëpia, raporton Zyra Federale e Statistikave (BFS) bazuar në Anketën e bërë nga organizata e Forcës së Punës të Zvicrës (SLFS).
Në tremujorin e dytë, punonjësit në fushat e informacionit dhe komunikimit, kredisë dhe sigurimit, si dhe arsimit dhe mësimdhënies, kanë punuar në shumicën e madhe të rasteve, nga shtëpia, transmeton albinfo.ch. Në këto fusha, përqindja e “shtëpive-zyra” ka qenë ndërmjet 77 dhe 87 për qind.
Bllokimi është reflektuar gjithashtu edhenë orët e punës. Punonjësit në Zvicër kanë punuar mesatarisht 28.4 orë në javë në tremujorin e dytë, që është 9.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch. Numri i orëve të punës ka rënë ndjeshëm sidomos tek gratë dhe të vetëpunësuarit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













