Maqedonia
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dënohet me një vit e gjysmë burgim
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, është dënuar me një vit e gjysmë burgim, ndërsa ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, me një vit burgim me kusht. Ky i fundit nuk do të shkojë në burg, nëse në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.
Ata u shpallën fajtorë për veprën “nxitje dhe organizim të protestave të dhunshme”, para ambienteve të Komunës “Qendër” në verën e vitit 2013. Të pandehurit, sipas prokurorisë, kishin organizuar turmën për të ndërhyrë në sallën e këshillit komunal me arsyetimin se janë kundër ndalimit të ndërtimit të një kishe në Shkup.
Këshilli komunal drejtohet nga opozita e cila kundërshtonte planet e qeverisë për ndryshimin e planit urbanistik.
Rasti është zbuluar nga afera e përgjimeve që ishte publikuar nga vitet 2013 deri në vitin 2014 nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev.
Në një nga bisedat e publikuara është dëgjuar zëri i Gruevskit se si urdhëron Janakievskin të organizojë turmën për të “rrahur me shuplaka” disa nga drejtuesit e komunës që të zmbrapsen nga vendimi.
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski është dënuar në mungesë meqë në nëntor të vitit 2018 është arratisur në Hungari për t’iu shmangur vuajtjes së një dënimi tjetër prej dy vjet burg për shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e Qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.
Për veprën e njëjtë është dënuar edhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila të hënën në mbrëmje u dërgua në vuajtjen e dënimit.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër











