Kosova
Kosovë: Kujdes në trafik gjatë këtyre 2 ditëve në këto pika kufitare
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në dy pika kufitare do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 5 automjete në shoqërim.
Përcjellja e tyre do të bëhet në dy faza:
Ju njoftojmë se më 01 dhe 02 tetor 2020 (e enjte dhe premte), nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selac) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 5 automjete në shoqërim, të cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 51 m.
Përcjellja e tyre do të bëhet në dy faza:
– Faza 1: nga ora 11:00 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) deri në km 52 të autoudhës Vërmicë – Merdar;
Pas pauzës fillon faza 2.
– Faza 2: nga ora 23:00 prej km 52 të Autoudhës R7 – Prishtinë (rrethi i Termokosit) – rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selac).
Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm në shoqërim te 5 automjeteve do të bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.
Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore të zhvillimit të transportit të jashtëzakonshëm në këtë itinerar, kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














