Lajme
Zvicër: 550 infeksione dhe një i vdekur gjatë 24 orëve të fundit
Megjithëse numri 550 është dukshëm më i madh se ai i ditëve të kaluara, ai e vë mesataren e 7 ditëve të fundit në 312, që është për 22 për qind më e ulët se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 550 raste të reja që kishin rezultuar pozitive në testet e bëra për koronavirusin, shkruan srf.ch.
Megjithëse numri 550 është dukshëm më i madh se ai i ditëve të kaluara, ai e vë mesataren e 7 ditëve të fundit në 312, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo mesatare është për 22 për qind më e ulët se në javën e kaluar.
Shkalla e rezultateve pozitive të 7 ditëve të fundit aktualisht është 3.7 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, rreth 4 teste kishin rezultuar pozitive.
Vëllimi mesatar i testimeve të bëra në 7 ditët e fundit është 9,675 teste në ditë, ose 18 për qind më i ulët se në javën e kaluar.
BAG ka raportuar sot edhe një vdekje të re nga Covid-19. Numri i të shtruarve të rinj në spitale është 7 persona mesatarisht në 7 ditët e fundit, përcjell albinfo.ch. Kjo është 30 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













